Vrasja e Shkëlzen Kastratit, lihet në qeli 37-vjeçari! Albert Zaja: Kam frikë nga hasmëritë, më dërgoni në një burg tjetër

24 Mars 2021, 09:11| Përditesimi: 24 Mars 2021, 17:48

  • Share

Nuk deshi të qëndronte në qelitë e burgut të Fierit. 37-vjeçari Albert Zaja, i vënë në pranga si i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier, i druhet hasmërisë. Kërkesa e tij e vetme në gjykatë ishte ta transferonin në burgun e Vlorës derisa e vërteta sipas tij të marrë zë. Megjithatë, Gjykata vendosi se i dyshuari duhet të qëndrojë në burgun e Fierit. 

Albert Zaja pretendon të jetë i pafajshëm, duke thënë se me 1 shkurt, kur Shkëlzen Kastrati u ekzekutua në makinën e tij në Fier, ai ka qenë në Vlorë së bashku me një shok, dhe më pas është kthyer në shtëpinë e tij, argumente për të cilat thotë se ka fakte.

Në seancën e kësaj të mërkure, Gjykata e Fierit rikonfirmoi masën e sigurimit personal të “arrestit me burg”, dhënë më herët në mungesë ndaj 37-vjeçarit për veprën penale vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Mbërritja në gjykatë ishte nën masa të larta sigurie, me prani të madhe policore, ndërsa vetë të dyshuarit vështirë t’i dallohej fytyra teksa hynte për në seancë, nga kapuçi në kokë dhe maska anti-Covid në fytyrë. 

Albert Zaja, u arrestua pak ditë më parë në Fushë-Krujë, ndërkohë që kishte edhe pistoletë me vetë, e cila i është sekuestruar nga policia. Sipas policisë 37-vjeçari kur ka parë se është rrethuar nga RENEA ka tentuar të fshehë në baltë armën dhe ka tentuar të largohet.

dyshuar të tjerë si bashkëpunëtorë të tij në këtë vrasje janë Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim nga policia. 4 të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.

Ndaj 4 personave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën "Arrest në burg", për  veprën penale "Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Si ndodhi ngjarja?

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip 'Range Rover'. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait.

Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë.

1616573875_ALBERTZAJA.jpg

1616574316_zaja2.jpg

Albert Zaja dhe forcat e policise

 

1616573906_1612183809shkelzenkastrati.jpg

 Shkëlzen Kastrati

Ora 10:53
Gjykata rikonfirmon masën e sigurisë për Albert Zajën, flet 37-vjeçari: Kam frikë nga hasmëritë, më dërgoni në një burg tjetër

 

Gjykata e Fierit ka rikonfirmuar masën e sigurisë ‘ arrest me burg pa afat’ për 37-vjeçarin Albert Zaja, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Shkëlzen Kastratin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 37-vjeçari ka kërkuar që shkojë në një burg që të jetë më i sigurt. Zaja ka deklaruar se ka frikë nga hasmëritë dhe ka kërkuar që të dërgohet në burgun e Vlorës, por përfundimisht është vendosur që të qëndrojë në burgun e Fierit.

Në sallën e gjyqit Albert Zaja ka marrë dijeni se për çfarë është arrestuar, por ka hedhur poshtë akuzën se ai ka ekzekutuar Shkëlzen Kastratin. Ai deklaron se ka qenë në Vlorë atë ditë se bashku me një shok dhe më pas është kthyer në shtëpinë e tij dhe mohon kategorikisht që të ketë kryer vrasjen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?