Suela Saliaj dhe Renato Muhaj

Vrasja e shqiptares në Amerikë nga ish partneri, dëshmon e bija 8-vjeçare: E pyeta, babi përse e bëre? Më tërhoqi me forcë në makinë

30 Janar, 21:31| Përditesimi: 30 Janar, 22:02

  • Share

1706648076_RenatoMuhaj61.jpg

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se "ai e kishte tërhequr me forcë në makinë". Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.  


Lajmi kryesor:

SHBA, 34-vjeçari shqiptar vret me armë zjarri ish-gruan dhe më pas rrëmben fëmijën! E bija 8 vjeçare: Babi përse e bëre? (EMRAT)


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?