Kronikë

Vrasja e shqiptares në Francë në natën e Krishtlindjes/ Familja kërkon ndihmë për të sjellë trupin e saj në vendlindje

1 Janar 2020, 11:25| Përditesimi: 1 Janar 2020, 12:11

  • Share

BERAT- Trupi i Brunilda Kovaçit, 37 vjeçares që u vra natën e Krishtlindjeve në Mugins në afërsi të Kanës në Francë ende nuk ka mbërritur pranë familjes. Ata kanë hapur edhe një numër llogarie për të mbledhur të ardhura për të sjellë trupin e pajetë të vajzës në Shqipëri.

Familja kërkon ndihmë për mbledhjen e të ardhurave për të mundësuar sjelljen në vendlindje të trupit të 37-vjeçares.

37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës. Report Tv ishte të shtunën që shkoi pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë  bërë edhe një apel për shtetin që tju sjellë trupin e 37-vjeçares.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?