Viktima

Kronikë

Vrasja e shqiptares që prostituonte në Itali, arrestohet bashkëjetuesi i saj

8 Shkurt 2021, 12:51| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 13:56

  • Share

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 43 vjeç, si i dyshuar për vrasjen e shqiptares L. H, e cila prostituonte në Pedriano di San Giuliano Milanese. Vrasësi i dyshuar u ndalua menjëherë pas krimit dhe u mor në pyetje për një kohë të gjatë. 43 vjeçari ishte edhe bashkëjetuesi i së ndjerës. 

Hetimet u kryen nga togeri i San Giuliano dhe seksioni operativ, i koordinuar nga Prokuroria Publike.

L.H, 47 vjeç është shqiptarja që ushtronte prostitucionin në Itali e cila është qëlluar për vdekje me thikë në mes të ditës në shtetin fqinj, teksa po priste klientët në trotuar. 47 vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë. 

Gruaja prej më shumë se 10 vite ndodhej në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin prej kohësh.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?