Mikea Zaka, 23 vjeçari shqiptar i arrestuar vrasjen e bashkatdhetarit të tij Kasem Kasmi (27 vjeç), në Frosinone brëmjen e të shtunës kishte frikë se mos rrëmbehej.
Kështu raportojnë mediet italiane teksa vijojnë të publikojnë detaje të reja lidhur me sherrin mes shqiptarëve gjatë të cilit mbeti i vdekur Kasmi dhe u plagosën tre të tjerë.
Media italiane Il Mesagero shkruan se autori kishte frikë se mos rrëmbehej. Këtë e përditshmja italiane e arsyeton me faktin se pse Zaka shkrepi armën në një lokal të mbushur plotë me njerëz.
Media italiane sjell në vëmendje edhe një tjetër detaj. Viktima, vëllai dhe dy miqtë e tij mbërritën afër lokalit me një makinë Lancia të bardhë, dhe e lanë atë të ndezur anës rrugës Aldo Moro.
Arsyeja e vetme e besueshme është se ata donin ta linin gati automjetin për një rrëmbim të mundshëm. Megjithatë, ata nuk dyshonin se 23-vjeçari ishte i armatosur.
Arma me të cilën vrasësi qëlloi viktimën, aktualisht nuk gjendet askund dhe për këtë arsye zhytësit e zjarrfikësve po skanojnë shtratin e lumit Cosa. Mendohet se gjatë arratisjes Mikea Zaka e hodhi armën në lumë.
Autori 23-vjeçari, Zaka kishte deklaruar më herët për policinë se ai kishte debatuar me 27-vjeçarin për një vajzë, por ky motiv nuk e ka bindur prokurorinë. Nuk janë përjashtuar edhe pistat e tjera që kanë të bëjnë me trafikun e drogës dhe prostitucionin.
Mir se ai asht ne burg, po ai Ka vra dhe nuk e di a Ka hy ne gjak me familjen e te vrarit ?
PërgjigjuNa Cat trapin me kanunin e me hyrjen ne gjak.popull idiot.viti 2024 akoma me kanun.kanuni thot ene QE shpulla lahet me plum ballit.e pra i ndjeri me Shok e kan zgerdhi ne Dru ne disa raste Ket tipin QE vrau NGA a frika.