Vrasja e shqiptarit në Greqi, flet pronari i lokalit: Vajza ishte vetëm kur erdhi i dashuri i saj! Doli jashtë pas konfliktit me grekun, nuk e di si nisi sherri

21 Shkurt 2023, 10:32| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 10:35

  • Share

1676905208_shqiptari.JPG

Detaje të reja kanë dalë në dritë për krimin në Mykonos, ku një 33-vjeçar ka vrarë me armë gjahu një shqiptar. Pronari i lokalit ku ka nisur sherri mes tyre ka dhënë detaje për median ‘SKAI’. Sipas tij, alkooli ka qenë arsyeja kryesore e ngjarjes së rëndë. Sipas tij, vajza nu

“Vajza ka qenë vetëm në lokal dhe më pas ka ardhur i dashuri i saj. Ata ishin klientë në lokal, por kur u konfliktuan dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre.

Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, me biseda, nuk e di çfarë dhe si. A ka ndodhur në parking apo më lart, nuk e di saktësisht se ku ka ndodhur. Pasi dolën nga lokali dhe u përleshën, ai më pas shkoi dhe mori një armë për të qëlluar personin tjetër”.

Në vazhdim, pronari i lokalit përmendi për autorin: “E di që është një djalë shumë i mirë. Nuk kam fjalë për këtë ngjarje”.


Lajmi kryesor:

Vrau 34-vjeçarin shqiptar pas sherrit, pronari i hotelit në Greqi: Isha i dehur, s'doja ta vrisja! Të afërmit e grekut: S'ka pasur asnjëherë lidhje romantike me 23-vjeçaren


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?