Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit Albert Deda në Padova një ditë më parë dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë.
Dy të arrestuarit 19 dhe 24 vjeç duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri. Ata u ndaluan nga policia në autostradë në afërsi të Villesse.
Sipas mediave italiane, 2 të rinjtë e dyshuar kishin ndërruar rrobat e grisura dhe të gjakosura dhe kishin veshur rroba të reja. Disa prej rrobave dhe sendeve të reja kishin ende etiketën e çmimit, çka për hetuesit tregon se ishin vjedhur në dyqane ose ishin blerë në nxitim e sipër.
Ndërkohë, jo shumë larg vendit të krimit, policia po kërkon për thikën apo thikat e përdorura, pasi autorët i hodhën ato në një lum aty pranë për të fshehur gjurmët. Këto armë ende nuk janë gjetur.
Ajo që dihet deri më tani është se mes grupit të shqiptarëve ka patur një përleshje me thika. Plagët i morën jetën Albert Dedës 24 vjeç dhe 2 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur.
Lajmi kryesor:
Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë me thikë në Padova, dy bashkëatdhetarë në burg! U plagosën dhe 2 të tjerë
SI.E./ReportTv.al