Vrasja e Sinomatit, Softa: Ka dy pista hetimi! Vrasësit mund të përgatiten edhe në poligone, jo çdo kush duhet të shkojë

23 Janar, 18:32| Përditesimi: 23 Janar, 18:53

  • Share

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit, është ende pa autor. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ tha se për ekzekutimin e të riut ka dy pista të besueshme hetimi, e para lidhet me lidhjet e viktimës në Belgjikë, dhe e dyta mund të jetë për hakmarrje.

‘Nuk është rasti i parë i përdorimit të snajperëve është rasti i tretë apo katërt. Është rasti i parë ku me një goditje realizon eliminim e objektivin. Në atë moment ka pasur fikje të dritave në zonë.  Këtu ka dy pista të besueshme, njëra përfshihet me lidhjet e tij në Belgjikë, duke qenë se kishte disa ditë që ishte kthyer, dhe mund të jenë edhe plagët e vjetra siç ishin hakmarrjet në ’97. Babai i personit të eliminuar ka qenë pjesë grupit Gaxhai. Mund të jetë një pistë e mundshme hakmarrja. Xhaxhait të viktimës i është vendosur tritol 2 vite më parë.’- tha Softa.

Eksperti i sigurisë ngriti po ashtu shqetësimin e futjes së këtyre armëve në vendin tonë. Për gazetarin Arbër Hitaj, Softa u shpreh se këto armë futen nga Porti i Durrësit.

‘Ata mund të hyjnë ose me pjesë dhe të motohen këtu. Një mundësi është porti i Durrësit. Ku kemi një ndalim të një snajperi të kapur, të ardhur nga Kosova dhe nga Serbia dhe lëndët eksplozive vijnë nga këto vende Kosova apo Serbia. Një mundësi janë edhe burimet e brendshme.’- tha Softa.

Sa u takon vrasësve me pagesë dhe qitësve profesionistë, Softa tha se alternativë mund të jenë nga ish-struktura ushtarake apo punonjës të policisë. Eksperti preku edhe çështjen e përgatitjes së tyre nëpër poligone në ndryshme në vend. Softa shtoi se nëpër poligone nuk mund të lejohet që të shkojë çdo kush dhe të nxisësh të rinjtë të perfeksionojnë gjuajtjen me armë.

‘Alternativa mund të jetë nga ish-struktura ushtarake apo punonjës të policisë. Njohin artin luftarak, largimit pa lënë gjurmë. Këta janë pjesa elitë dhe janë kontingjent i frikshëm, në momentin që rekrutohen apo bëhen pjesë gupeve kriminale. E frikshme është ku përgatiten nëpërmjet poligoneve. Në Shqipëri mund të shkojnë persona vetëm se janë mbi 18 vjeç. Dhe pa asnjë motiv! Në Itali s’mund të shkojë gjithëkush! Ose duhet të jesh roje private, ose i polici bashkie ose i forcave të policisë që lejohen me ligj, pjesa tjetër nuk mund të shkojë dhe të nxisësh të rinjtë për të perfeksionuar gjuajtjen me armë.’- tha Softa.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?