Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg

9 Nëntor, 10:56| Përditesimi: 9 Nëntor, 11:51

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Ruhan Hiraj, pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal, i njohur si ‘grupi i zjarrit’ të vëllezërve Aliko, i dënuar nga Apeli i Posaçëm me 15 vite burg, për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur në muajin Qershor të vitit 2015.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sandër Simoni, nuk pranuan kërkesën e Hirajt për rishikim të vendit të dhënë nga Apeli i Posaçëm, në datë 18 Shkurt të vitit 2021.

Në qershor të vitit 2015 në Lazarat mbeti i vrarë me armë zjarri efektivi i RENEA, Ibrahim Basha, si dhe të plagosur dy kolegët e tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati.

Grupi i zjarrit me të paktën 13 persona të dyshuar, tashmë edhe të dënuar përfundimisht nga drejtësia, zunë pritë në fshat pasi fillimisht qëlluan me armë në ajër të tërhiqnin uniformat blu. Për sulmin u akuzuan si organizatorë vëllezërit Albion dhe Alban Aliko, edhe këta të dënuar.

Ruhan Hiraj u deportua nga SHBA-të pas arrestimit atje si emigrant ilegal dhe i kërkuar, në muajin Korrik të vitit 2019, teksa mohoi gjatë procesit përfshirjen në krim.

Vendimi i parë për grupin ishte dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, më 12 Mars 2018, me 2 dënime përjetë dhe 150 vite izolim për 11 nga të pandehurit.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?