Axel Hoxhaj

Kronikë

Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin

30 Mars, 17:07| Përditesimi: 30 Mars, 17:11

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj, i cili në prill të vitit 2023 vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Stiven Toshkesi, pas një konflikti fizik në kryeqytet.

Gjithashtu, gjykata ka shpallur fajtor për moskallëzim krimi Ensi Maze, mikun e Hoxhajt, i cili ishte i pranishëm gjatë konfliktit. Hetimet zbuluan se ngjarja kishte nisur si pasojë e një ngacmimi ndaj një vajze.

Sipas vendimit të gjykatës, përplasja mes dy të rinjve, pavarësisht motiveve të dobëta, kishte përfshirë grupet e tyre shoqërore në një përpjekje për të gjetur informacion dhe vendndodhjen e njëri-tjetrit. Megjithatë, sipas gjykatës, takimi fatal i 18 prillit ishte i rastësishëm.

Në vitet e fundit, krimet e kryera nga të mitur dhe të rinj deri në moshën 21-vjeçare janë në rritje. Aktualisht, 41 të rinj ndodhen të dënuar, ndërsa 157 të tjerë të moshave 14 deri në 21 vjeç janë në paraburgim. Krimet më të shpeshta përfshijnë vjedhjet, shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?