Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit

25 Prill 2023, 10:51| Përditesimi: 25 Prill 2023, 15:31

  • Share

TIRANË- Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Stiven Toshkesit. Arbër Murataj është shpallur në kërkim nga Policia, për t’u pyetur nëse ka ose ja dijeni për ngjarjen. Arbër Murataj, është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në vjedhjen e Rinasit në vitin 2019.

Që ditën e vrasjes së Stiven Toshkesit, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Arbër Muratajt, por nuk e ka gjetur atë. Gjatë kontrollit të banesës është gjetur kushëriri i tij bashkë me një sasi të vogël hashashi, që e ka marrë përsipër ai si përdorues dhe është arrestuar. Për djalin e Muratajt nuk ka urdhër arresti nga prokuroria.

Por, si lidhet djali i Admir Muratajt me këtë ngjarje? Stiven Toshkëzi e nisi konfliktin për një vajzë rreth dy muaj më parë me Arbër Muratajn. I riu e ka marrë në telefon Arbër Muratajn për t'u sqaruar, por për shkak se gjakrat janë nxehur pranë Rrugës së Elbasanit ata janë konfliktuar, duke e lënë të plagosur lehtë Toshkëzin, pa bërë denoncim në polici. Axel Hoxhaj, që vrau pak ditë më parë Toshkëzin, rezulton me lidhje familjare me Arbër Muratajn. Për shkak të konfliktit të dy muajve më parë dhe lidhjes familjare me Hoxhajn kërkohet të merret në pyetje.

Për vrasjen e Stiven Toshkesi, janë lënë në burg autori Axel Hoxha, i cili u vetëdorëzua në polici, si edhe miku i tij Ensi Maze, i përfshirë në sherr. Pista kryesore e hetimit është bërë sherri fizik që autori dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze. Në dëshminë e dhënë në polici, Maze ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi konfliktin e Stiven Toshkësit dhe Axel Hoxhajt dhe sherrin e tyre për një vajzë, duke deklaruar se sapo ishte kthyer nga Holanda ku studionte për menaxhim biznesi dhe kishte vendosur të takonte shokët e shkollës. Ai pretendon se është gjetur rastësisht në vendngjarje. 

Dinamika e ngjarjes
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy. Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.

Arber Murataj

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fatos: 25/04/2023 14:15

    maloku do plumb,,,,,,,si derri....vriteni...mos e arrestoni....

    Përgjigju
    • Gripi: 25/04/2023 19:53

      Sakte, duhet qerruar si qen, njelloj si jati qen.

  • tao: 25/04/2023 13:50

    Mbase s'i kapin as keta 20 vjeç se s'kane c'i duhen Tokes. U shofte rraca juaj e krimineleve!

    Përgjigju
  • Artan: 25/04/2023 12:49

    Brez i dhj… i bbv dhe tiktokeve. Te gjithe te kalben ne burg perjete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?