Vrasja e të riut pas sherrit për parkimin në Shkodër, arrestohet pas një viti një prej autorëve

8 Shtator, 14:53| Përditesimi: 8 Shtator, 15:26

  • Share

SHKODËR- Një vit pas vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza në Shkodër, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të krimit. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Enton Dushaj, i cili ishte ende në kërkim për këtë ngjarje të rëndë.

Ai ka qenë duke lëvizur me motor kur është arrestuar, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 vepra penale, "Përkrahja e autorit të krimit", “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim  që qarkullonte me motomjet në rrugën e fshatit Dobraç, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin Enton Dushaj, 39 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit", “Moskallzimi i krimit” dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur  më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri,  ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza”, njofton policia.

Fjerza u vra më 21 shtator 2023 pas një sherri për parkim në fshatin Hot i ri. Ai shkoi në vendngjarje për të sqaruar sherrin e të vëllait me fisin Mhilli, por sapo zbriti nga makina u qëllua me armë zjarri nga Klodian Mhilli. Një ditë pas ngjarjes së rëndë u arrestua vëllai i autorit, Paulo Mhilli. Ndërsa ende janë në kërkim kushërinjtë Klodian Mhlillit, Aleksandër, Luçiano Mhilli.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?