Foto ilustruese

Kronikë

Vrasja e të riut me thikë në Dibër, policia shoqëron disa persona, autori ende në "arrati"

1 Tetor 2018, 07:40| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 08:14

  • Share

DIBËR- Pas vrasjes së të riut I.Z, mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras në Dibër, policia ka bërë shoqërimin e disa personave të dyshuar si të lidhur me këtë ngjarje.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 23-vjeçari Aleksandër Balla, autor i ngjarjes, është ende i lirë. I riu që humbi jetën rrugës për në spital, një 25-vjeçar i identifikuar si I.Z, dyshohet se u përlesh me autorin e më pas u godit me thikë.

Nuk dihen ende të dhëna mbi identitetin e të riut të vrarë, apo shkaqet e konfliktit që i mori jetën.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?