Foto nga sherri në lokal

Vrasja e të riut shqiptar në Greqi, video e sherrit në një lokal nate pak ditë para ekzekutimit nga 33-vjeçari në Mykonos

28 Shkurt 2023, 11:15| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 11:26

  • Share

GREQI – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Julian Kosova (Visar Dakrama) pas një debati që pati në një lokal në ishullin e Mykonos. Mediat greke kanë publikuar pamjet e realizuara vetëm pak ditë pas vrasjes brutale.  Aty duket se i riu shqiptar dhe Athanasios Nazos, 33-vjeç, autori i vrasjes, zihen me grushte në lokal.  Kjo nuk është hera e parë që janë përplasur me njëri-tjetrin, shkruan Protothema.

Sipas medias greke, dy të rinjtë kishin mosmarrëveshje për një borxh në shumën prej 3 mijë eurosh. Vajza që dyshohet se u bë “mollë sherri” tregoi momentin kur doli nga lokali dhe nisi të fliste me sulmuesin derisa shqiptari i dehur që njihej me emrin 'Yanis'  reagoi me gjaknxehtësi dhe nisi ta godiste me grusht. Të dy ishin të dehur.

Në një moment, greku, siç ka dëshmuar një dëshmitar okular, shkoi të hipte në makinën e tij dhe shqiptari e ndoqi duke u përpjekur të futej brenda për të vazhduar skenën e egër, duke e sharë dhe kërcënuar. Kjo ka bërë që Athanasios Nazos të shkojë të marrë armën në shtëpinë që ishte vetëm 2 km larg lokalit dhe u kthye për ta vrarë pasi shqiptari i kishte kërcënuar familjen. Ish-e dashura e tij ka folur për policinë duke thënë se shqiptari e shqetësonte herë pas here, i fliste keq dhe gjithnjë bëhej i egër. 

Megjithatë mohon se ishte "molla e sherrit" që solli vrasjen e shqiptarit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?