Ilirjan Selmanaj, i arrestuar

Kronikë

Vrasja në Pogradec, i arrestuari Selmanaj me alibi të re: Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina, pasi mendova se Kozeta kishte therur pulë!

29 Korrik, 10:20| Përditesimi: 29 Korrik, 10:46

  • Share

1753702607_Sequence01.01023002.Still257.jpg

Ilirjan Selmanaj, i arrestuar

I arrestuari Ilirjan Selmanaj mohon të ketë kryer vrasjen e të dashurës së tij Kozeta Teço, 52 vjeçe, në Pogradec, dhe më pas të ketë inskenuar ngjarjen si një zjarr aksidental.

Ai ka pohuar se kishte një lidhje me viktimën prej 3 vitesh, por mohoi përfshirjen në krim, teksa hetuesit gjetën shenja dhune në trupin e të ndjerës, kurse pamjet e kamerave i ndihmuan të forconin edhe më shumë dyshimet e arsyeshme se bëhej fjalë për vrasje.

Edhe pas shumë orësh marrjeje në pyetje, ai mban qëndrim mohues. I pyetur për qesen me tesha të përgjakura që hodhi në mbeturina ai ka pasur një tjetër alibi.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”, mësohet se ka deklaruar ai për oficerët.

Në fillim ai tha se kishte 10 ditë që nuk takohej me viktimën, teksa ishin grindur më herët, por pamjet e kamerave zbuluan se mëngjesin e ngjarjes (dje) ka qenë në banesën e Teços, kjo e fundit jetonte e vetme dhe me probleme shëndetësore.

Kurse tani pretendon se peshqirët me gjak i ka hedhur duke menduar se 52-vjeçarja kishte therur pulë, por pa shpjeguar rrethanat. 31-vjeçari akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.


Lajmi kryesor:

Vrasja në Pogradec/ I riu e qëlloi disa herë më thikë të dashurën 52-vjeçare dhe më pas e dogji brenda në banesë! Të lidhur prej 3 vitesh, zbardhet dëshmia


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?