Lloyd Austin

Vrasja e tre ushtarëve në Jordani, Austin: Momenti më i rrezikshëm në Lindjen e Mesme

1 Shkurt, 17:20| Përditesimi: 1 Shkurt, 17:21

  • Share

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, po mban një konferencë për shtyp në Pentagon. Austin gjatë fjalës së tij u shpreh se presidenti “nuk do të tolerojë” sulmet ndaj trupave amerikane dhe as ai vetë.

“Shokët tanë të skuadrës u vranë kur një dron goditi ambientet e tyre të banimit. Ne vazhdojmë të mbledhim faktet për këtë sulm vdekjeprurës”, tha Austin.

Sakaq ai theksoi se “ky është një moment i rrezikshëm në Lindjen e Mesme”, por SHBA “do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”.

“Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe të financuara nga Irani janë përpjekur të krijojnë edhe më shumë trazira, duke përfshirë Houthis”, tha Austin.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?