Familja Pocesta qe u ekzekutua ne Maqedoni

Kosova & Rajoni
Top 24

Vrasja e trefishtë në Dibër ishte planifikuar në Itali? Detaje për vajzën që porositi ekzekutimin e prindërve dhe motrës

4 Shtator 2018, 16:59| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 17:01

  • Share

MAQEDONI-Zbardhen detaje të reja nga vrasja e trefishtë, prindërit dhe vajza e tyre e vogël në Dibër të Madhe pak javë më parë, teksa për krimin është akuzuar vajza e tyre Blerta Pocesta si porositëse, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë.  

‘INA’ shkruan se para dy ditësh agjentët e policisë italiane kontrolluan banesën e familjes Pocesta në Padova. Nga kontrolli janë sekuestruar disa materiale, që mund të jenë të vlefshme për hetimet, ndërsa banesa u bllokua nga autoritetet.

Fillimisht pas krimit, pista e parë e hetimit ishte konflikti për pronën, një rrugicë, ndërsa për vrasjen u akuzua dhëndri i familjes (kunati) Rasim Findo, por hetimet morën një tjetër rrjedhë.

Ndërkohë media maqedonase Libertas shkruan se anëtarë të familjes Pocesta kanë qenë pjesëtarë të një grupi mafioz. Sipas Libertas, babai i vrarë ka dëshmuar kundër grupit mafioz ku vajza e tij e madhe ka qenë anëtare, prandaj dyshohet se ky është motiv për vrasjen e kryer.

Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?