Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, eksperti në Report Tv: Autorët kenë qenë nën efektin e drogës ose nuk janë mësuar me ekzekutime

18 Korrik 2022, 18:09| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 18:49

  • Share

"Kanë qenë nën efektin e drogës ose kryejnë vrasje pa i bërë përshtypje". Ky ishte komenti i ekspertit të sigurisë Fatjon Softa për vrasjen e 3 të rinjve dje në mbikalimin e Fushë-Krujës ndërsa ngre dyshime se mund të ketë pasur pagesa të larta për këtë ngjarje.

Në një intervistë në Report Tv për emisionin "Studio Live" nga gazetari Arbër Hitaj, eksperti i sigurisë tha se këto grupe kriminale veprojnë në qetësi ndërsa thekson se autorët e krimit janë persona hakmarrës ose që janë rekrutuar që në adoleshencë për të kryer vrasje të tilla.

"Janë grupe kriminale që duken të strukturuar. Grupet përdoren nga organizata se kanë të njëjtën formë organizimi dhe sjellje. Mënyra e përdorimit të tyre është profesionale. Ka qetësi në mënyrën e ekzekutimit deri në përdorimin e lëndëve djegëse. Të gjithë përdorin të njëjtën skemë, nga përdorimi i armëve deri te djegia e mjeteve.

Të kryejnë krimin kaq të sigurt dhe të lënë 2 persona të digjen brenda makinës tregojnë se ka 2 gjëra, ose janë mësuar me vrasje dhe nuk i bëjnë përshtypje ose kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Koha do të tregojë që niveli i organizimit të tyre, kush ndodhet pas, grupmoshat e reja të rekrutuar në adoleshencë e të rritur me krimin apo pjesë e grupeve reale që merren dhe me detyra të tjera, jo vetëm me ekzekutimin. Ose janë të lënduar vetë nga hakmarrja ose janë të mësuar me vrasje dhe kanë devotshmëri për kryerjen e një detyre të caktuar", tha Softa.

Dje u vra Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, i njohur më parë për precedentët penalë. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021. Por Martinajt i janë eliminuar edhe shumë miq të tjerë si Erigers Mihasi.

Të vdekur mbetën edhe Diklen Vata, 30 vjeç, dhe Besmir Hoxha, 34 vjeç. Të dy njiheshin si persona me precedent penal, kishin lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishin pjesëtarë të grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?