3 të vrarë në Fushë-Krujë, hetimet në pikën zero! Policia kërkon të pyesë rivalët e Ervis Martinajt! Rezultojnë jashtë vendit! Manipuluan 'TIMS-in'?

20 Korrik 2022, 12:54| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 17:47

  • Share

72 orë pas masakrës së Fushë Krujës, hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë të jenë në pikën zero. Hetuesit, përveç dyshimeve të personave që mund të jenë të përfshirë, nuk kanë shkuar më shumë se kaq. Që prej ditës së atentatit kontrolle të shumta janë kryer në fshatrat përqark për t’u pyetur rreth ngjarjes. Një pjesë nuk janë gjetur, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të jenë larguar nga vendi disa ditë para ngjarjes, kjo referuar sistemit TIMS.

Por, një burim i policisë thotë se përtej të dhënave të sistemit, po verifikohen sërish, pasi gjithsesi mund të jenë brenda vendit dhe nuk përjashtohet mundësia që të kenë manipuluar. Prokuroria insiston në pyetjen e tyre për vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, si të vetmen hapësirë ku mund të shfaqen detaje të autorëve. Janë qindra orë filmime të kamerave të sigurisë që vijojnë të verifikohen. Çdo automjet i dyshimtë është në lupë verifikimi, ndërsa do të duhet kohë për të pasur rezultate.

Aparatet celular që kanë pasur viktimat janë shkrumbuar nga flakët, pavarësisht se kanë kaluar për ekspertizë nuk pritet të ndihmojnë në hetime, për shkak të dëmtimeve të rënda. Hetuesit po punojnë në lidhjen e detajeve edhe me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në zonë, ndër to edhe vrasja e Xhelal Reçit, ngjarje kjo e pazbardhur, për të kuptuar mbi konfliktet e hapura mes grupeve kriminale.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

Ora 17:40
Atentati me 3 të vrarë në Fushë-Krujë/ Del FOTO, pak çaste pasi atentatorët qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës

1658379731_Screenshot1.jpg

Ky është momenti vetëm pak çaste pasi atentatorët qëlluan breshërin e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhes dhe Diklen Vatës, të mbetur të vdekur në vend. Në këtë foto të shkrepur me pamje ballore të makinës dallohen qartë shenjat e plumbave që kanë kapur automjetin tip Volkswagen Passat, ndërsa tashmë makina është në flakë.

Siç shihet në pamje, flakët e makinës janë në pjesën e brendshme të saj, çfarë ka shtuar dyshimet e hetuesve për një zjarrvënie të qëllimshme nga ana e autorëve. Për këtë arsye ata janë në pritje të rezultateve të ekspertizës për të kuptuar nëse ka ose jo gjurmë të lëndëve djegëse.

Ora 13:03
'Unë s'po dal dot nga kjo rrugë', mesazhi i Brilant Martinaj pak ditë para se të vdiste

 

Brilant Martinaj, vetëm 23 vjeç, i vrarë të dielën e 17 korrikut, njihej për rekorde të shumta kriminale. Por në muajt e fundit kishte arritur ti mbyllte punët me organet e drejtësisë. Pavarësisht kësaj, i riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte të afërm e miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë.

“Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 21/07/2022 08:24

    https://youtu.be/ldUEztEuk4E Shikojeni dhe gjykojeni

    Përgjigju
  • Ggggg: 21/07/2022 01:33

    Per hakun!! Ndokajt kan hallet e veta dhe martinajt tvetat skan lidhje Kurse ato niklaxhit kan 30 vjet qe jan spiuna e fut e dil neper polici e puno per shtet !!! Jan kaq besprem qe mariglenin e nzori ne prit durimi sa per info qe mos te hash mut kot !!! U ka ardh ora nuk i hyn npun mo as Metes ato !!!

    Përgjigju
  • Arben: 20/07/2022 21:39

    Jete luksi me pune te ndershme ka pak gjase te beje njeri. Por edhe keta kriminelet nuk ju zgjat shume jeta e luksit,bejne qef dhe nje dite te bukur perfundojne si Brilanti (Si historia e Akilit me Hektorin dhe Paridin),keshtu deshi hektori, me mire nje jete te shkurter e me lavd se nje jete te gjate e normale. Ketu e kam fjalen per kriminele ordiniere jo per pushtetare qe vjedhin fonde. Brilanti,qofte i parasjes se ishte ne lule te rinise, por mund te kishte jetuar gjate po te denohej nga drejtesia per vrasjen e policit Xh.Prela edhe ky i vrare ne lule te rinise, si dhe nuk kishte patur mundesi te vriste edhe vjehrrin e E.Dokles, pra i bie qe nese denohej per vrasjen e Xh.Preles,do kishim nje kriminel ne burg dhe 4 njerez te gjalle. Shiko çfar demi behet kur nuk funksionon drejtesia dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per sistemin e drejtesise. Ne fakt neve gjithmone ja lejme fajin policise dhe sistemit te drejtesise per keto ngjarje,por per mendimin tim ka diçka shume me madhore qe nuk po funksionon, qe bandat kriminale nuk kane frike nga policia dhe drejtesia. Edhe kur ra shteti ne 97 bandat nuk perballeshin dot me policine,,,, pse eshte kjo gjendje pss 98 e ketej?.. Kjo te lë te dyshosh se kokat e bandave jane ne maje te politikes,djathtas,majtaj e ne qender,sipas interesave dhe menaxhojne ne menyre te drejtperdrejt funksionalitetin e gjithe ingranazheve te nje vendi, qe nga emerimet e administratave qendrore e lokale legale dhe tek bandat ilegane, qe sillen ne te njejtim mulli deri sa hane njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Beni: 20/07/2022 19:43

    Muabete te fortesh e burrash por qe ne te vertete jane vetem pislleqe pabesi njerez kot qe vrasin njerez me pagese dhe ashtu do vriten ne rruge si kane vrare te tjere , karma ekziston si bejne do tu kthehet per koke prandaj respektoni jeten njerezore o qenie te egra

    Përgjigju
  • Btavo: 20/07/2022 18:24

    Cunat e nikles te vrasin po pse nuk jan krujt me MAMURRZAKET SE DI APO sun ja delshin se jan msu tu vra rob pa rob niklaxhik anej ka durrsi tirana

    Përgjigju
  • Paul: 20/07/2022 15:34

    kjo vrasje ka aprovimin e qeverise,,sepse kamerat kapen makinat dhe levizjet e viktimave,,dhe nuk pane kamerat makinat e vrasesve....policia eshte e inkriminuar....

    Përgjigju
    • Bulevardi: 06/09/2022 08:18

      Saktë

  • Aspagos: 20/07/2022 14:47

    Ska pas ????ska???? sdo ket kurr shtet.Policia e shtetit ka qene,eshte, do te jete, e super korruptuar.Lum aj qe hik nga ky vend.

    Përgjigju
  • Beni Nuk Ecen Vete: 20/07/2022 14:10

    Une spo dal dot nga kjo rruge. Dole dole o Briliant, i percellum po dole. Ben Ndoka del bre trim, se sdin ne care sherrit je fute

    Përgjigju
    • Krutoni: 21/07/2022 00:04

      Kush jan met hajdart ? Ata qe kan pas ate plakun e famshem ??

    • E di: 20/07/2022 18:22

      Po MET HAJDART SI I KAN VRA 3 VETE KTYNE Hakve ene skan marr asnji gjak apo nuk quhet kjo hahah hiker spijun nikle

    • E di: 20/07/2022 16:54

      Laci : E di mir historine e hakve me sul demen ti ahhahaahah Hakt e Nikles kan 30 vite qe prodhojn krim skan lon fis pa demtu ke demt ska burra mo hic ahahahah kan maru vetem 1 sakat ka ngel e kan lon per gjynaf

    • Laci: 20/07/2022 16:35

      Po i mbro shteti niklaxhit ose ILIR META me spiunat i informojn se meqene i ke krejt neper ferra haha sic i vrau SUL DEMA 15 VET HAKVE NJI KA NJI I GRIU SULA PREJ KUKSI I RA NE F.K TEK SHPI HAHA

    • Beni: 20/07/2022 16:01

      Kurr Mos ecesh. 23 vjec ishte. O je ne te njejten moshe e te falet, ose je i semur. Dhe hasmi kur varroset nuk bon me u perfol. Paqja qofte me Brillant’in e 3 Djemt qe iken, dhe Ato para, dhe me Ty beni qe ta shperbleft Zoti me nje karroce

    • Kurioz: 20/07/2022 15:31

      O haku po si ka mundesi se gjasme vis martini esht miliarder dhe paguaj vete e nuk ben vrasje me pagese. Prandaj me duket e cuditshme te marrin lek per vrasje martint

    • Per hakun: 20/07/2022 15:15

      Hahahahaahahahahah hallen

    • Haku: 20/07/2022 14:57

      Per Kuriozion: Thone qe Ndokajt kane pagu Martinajt per me vra Niklaxhijt per Sandrin qe u gjet i ngrime ne dere te shpise. Kane be shume atentate po vetem kane vra hallen e Marklen Hakes

    • Kurioz: 20/07/2022 14:49

      Ca lidhje ka ben ndoka me kto?

  • Qazo: 20/07/2022 13:36

    Per te dale nga rruga, dole, po u deshte pak ndihme nga disa "miq".

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/07/2022 13:29

    Vrasësit janë kriminel serb o njerz, vrasës me pages nga serbia atje i ”gjeni” këtë gjë e din shumë mirë dikush nga policia shqiptare! Hulumtoni o gazetar se vetëm ju mundeni të zbuloni këto krime barbare, që fatkeqësisht edhe pushteti këtu ka gishtë…!

    Përgjigju
  • Policia e shqiperise: 20/07/2022 13:27

    Kemi policet dhe gjyqtaret me te lodhur dhe te pa afte te kontinentin europian edhe ne afghanistan e kan ma te mire. I vetmi vend ne bot qe behen vrasjet pa maske dhe lejn gjurma te mjaftueshem dhe prap policia nuk eshte e afte ti gjej. Autoret ikin ne drejtim te paditur po gjithashtu edhe policia ik ne drejtim te paditur bashke me autoret. TURP TURP per ket shtet qe 30 vjet vriten djem nanash vrasje pafund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?