Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra

Kosova & Rajoni

Vrasja e trefishtë në Kosovë/ Pas Mefail Shkodrës shpallen në kërkim edhe 2 djemtë e tij, dyshohen si autorë të krimit

11 Gusht, 08:30| Përditesimi: 11 Gusht, 08:35

  • Share

Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për vrasjen e trefishtë në Gjilan që tronditi mbarë opinionin publik.

Përveç Mefail Shkodrës autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij Edonis e Engjull Shkodra të dyshuar si autorë të vrasjes.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

Viktimat Selami Hasani dhe Edmond Hasani (babë e bir) argjendarë të njohur në Gjilanit, u vranë në një kafene pranë ndërtesës së komunës së Gjilanit një ditë më parë.

Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, Abedin Hoxha, i cili po trajtohej në spitalin e Gjilanit, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre.

Njoftimi i policisë:

Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Foto: Postimi i Policisë së Kosovës

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?