Ayman al-Zawahiri

Bota

Vrasja e udhëheqësit të Al-Kaedës, SHBA: Qyetetarët amerikanë të tregohen të kujdesshëm për shkak të një hakmarrjeje të mundshme nga mbështetësit e Zawahirit

3 Gusht 2022, 08:37| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 08:50

  • Share

SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundrejt dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, raporton BBC-ja.

"Vdekja e tij mund të shtyjë mbështetësit e Al-Kaedës ose grupe të tjera të lidhura terroriste të synojnë objektet dhe personelin amerikan", njoftoi Departamenti i Shtetit.

Zawahiri u vra nga një dron amerikan në kryeqytetin afgan, Kabul, të dielën. Ai kishte ndihmuar në organizimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën gati 3000 njerëz. Mjeku 71-vjeçar egjiptian mori drejtimin e Al-Kaedës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011. Vrasja u konfirmua të hënën nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se Zawahiri kishte gdhendur "një gjurmë vrasjesh dhe dhune" kundër qytetarëve amerikanë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?