Eurodeputetja Eleni Theocharous

Kronikë

Vrasja e Kacifasit, eurodeputetja greke reagon sërish: Shkelje e të drejtave, do t'i drejtohem PE

5 Nëntor 2018, 15:06| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 15:18

  • Share

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous, e ka konsideruar vrasjen e ushtarit grek Konstantino Kacifas nga forcat RENA në Bularat të Gjirokastrës si çështje të shkeljes së të drejtave e kësisoj, ajo ka bërë të ditur se do t'i drejtohet Parlamentit Evropian.

“Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së të drejtave dhe vrasjes së Kacifas në Parlamentin Evropian”, ka thënë ajo për mediat greke,duke shtuar se “Kacifas mund të arrestohej, por policia shqiptare vendosi ta ekzekutonte.”

Theocharous i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i thënë këtij të fundit që komentet përkundrejt ushtarit grek t’i mbajë për vete. “Le të jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron “ekstremist të marrë” e jo Athina”, është shprehur eurodeputetja greke duke iu referuar ushtarit.

Më herët, eurodeputetja greke, e cila cilësohet si një raportuese nën hije, ka thënë se Shqipëria “nuk do të hyjë me gjak” në Bashkimin Europian.

 

Komento

Komente

  • meda: 05/11/2018 18:48

    Do te ju lutesha te me shpjegonit cfar lloj fytyre eshte kjo burri a po gruaje

    Përgjigju
  • Emigrani: 05/11/2018 18:44

    Mos harro dhe per ato shqiptar qe jan vrar nga policia greke por ta theksosh fort kan qen pa arm dhe si kan qelluar policis.

    Përgjigju
  • Parrucjani: 05/11/2018 16:05

    Po hape o budallic. Ta marrin vesh dhe europianet ca mut politikanesh jeni.jo se ata nuk e din....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?