Indrit Taullai, ish-anëtar i bandës së Durrësit, lihet në "Arrest me burg" nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 46-vjeçari u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në vendin tonë, pasi u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal. Ai akuzohet për vrasjen e Klodjan Saliut dhe si organizator për ekzekutimin e Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të 2005.
Taullai u arrestua në Prizren më 6 dhjetor në një qendër tregtare, vetëm 1 ditë pasi ishte futur në territorin e Kosovës, teksa dje u bë i mundur esktradimi i tij drejt Shqipërisë. Më herët, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lerë pa lëvizur masat e sigurisë për Emiljano Shullazin, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain, që u arrestuan për dy vrasjet e realizuara. Ndërsa procesi gjyqësor për Lulzim Berishën, nuk është zhvilluar për shkak se policia ende nuk ka mundur ta arrestojë.
Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpuntorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. Në Dubai si i impikuar në këto dy vrasje, u arrestua Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avion Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.
Ndërkohë, bashkë më Taullain janë ekstraduar edhe Gjergji Çollaku nga Gjermania si dhe Ahmet Isufaj, i cili është dërguar nga Shqipëria në Kosovë.