Vrasja e Lames e Saliut, avokatët e 6 të akuzuarve: Dëshmitari Luftar Reçi ka çrregullime, dëshmia e tij s'duhet marrë parasysh! GJKKO e refuzon

14 Nëntor 2022, 12:09| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 15:52

  • Share

TIRANË- Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Tallau, të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje këto të ndodhura 17 vite më parë, i kërkuan Gjykatës së Posaçme pavlefshmërinë e ekspertimit mjeko-ligjor të dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Avokatët mbrojtës e kërkuan pavlefshmërimë me pretendimin se Reçi vuan nga sëmundja e mitomanisë, (një çrregullim personaliteti që manifestohet në një tendencë për të gënjyer dhe fantazuar në mënyrë patologjike për veten) e cila e detyron të bëj mashtrime të vazhdueshme. Ekspertiza thotë se Luftar Reçi vuan nga çrregullime të ankthit, por deklarimet e tij për vrasjet e Lames dhe Saliut mund të konsiderohen si prova nga ana e SPAK. Në përfundim, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe të tjerëve për të cilësuar të pavlefshëm ekspertimin mjeko-ligjor të Luftar Reçit.

Të pandehurit për vrasjet e vitit 2005 akuzohen për "vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "mbajtje pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit te strukturuar kriminal.

Gjyqi i themelit ka nisur, ndërsa të akuzuarit nuk kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 14/11/2022 18:16

    ky te merret ne mbrojtje nga shteti....

    Përgjigju
  • Loran: 14/11/2022 12:17

    Ky ka rreshkit fare plus dhe esht paguar te shpifi vec nje buf nuk e kupton

    Përgjigju
    • Tirona: 14/11/2022 17:52

      O APOSI : Që ta dish ti o grup por ene shum të tjerë që folin kot në ajër ky LASKAR rrinte si qen zorraxhi nëpër kafet rreth Stadiumit Qemal Stafa. Ti vërete meno që Banda Durrsit i ka kërku mina kti budalli?? Ti vërtet meno që Tori ka fol nai her me kte.Vërtet meno që ky LASKARI ka info se kush e ka bo vrasjet në fjalë?? Nëse ky ka fol 1 % të gjonave të sakta do vi un në SHQIPNI tboj BURG bashk me ato që ky akuzon.. Sa për taksat mos e vrit menien se nuk ha bukën me taksat tuja asnjoni nga ata që ai ka përmen...Nëse ti ke problem tjetër bujrum shprehu.. Me etiketime nuk o mir me fol se kan familje e rreth të modh njerzit e qëllo që "preken" robt

    • Aposi: 14/11/2022 14:01

      Ashtu ju intereson ktyre kellirave qe ta bejne te cmendur edhe te dalin jashte shume shpejt po shteti ska per ta len ne dore te llumit.Ata do marrin denimin qe u takon dhe mbase i merr kovidi me vete mos te paguajme me taksa per kte lloj llumi te shoqerise.Ishalla drejtesia nuk vonon.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?