Shkodër/ Vrau Valter Fjerzën pasi u fut të ndante sherrin ku ishte përfshirë i vëllai, arrestohet pas 1 viti një nga autorët (EMRI)

25 Shtator, 11:27| Përditesimi: 25 Shtator, 12:01

  • Share

SHKODËR- Pas thuajse 1 vit, policia e Shkodrës ka arrestuar një nga autorët për vrasjen e Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur më 21 shtator të vitit të kaluar në Hot të Ri. Në pranga të policisë ka rënë Luçian Mhilli, 21 vjeç. I riu akuzohet se se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga policia, kanë vrarë 33-vjeçarin.

Ndaj të riut gjykata ka caktuar masën 'arrest me burg' për veprat penale "Vrasja me dashje", “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

'Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër. Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje", “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç. 

Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit", “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.  Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.'- njofton policia.

Përveç 21 vjeçarit në pranga në lidhje me ngjarjen ra pak javë më parë edhe Enton Dushaj për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit", “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punohet për kapjen e Aleksndër Mhillit, të kërkuar për të njëjtat vepra penale. 

Valter Fjerza u vra më 21 shtator 2023 pas një sherri për parkim në fshatin Hot i ri. Ai shkoi në vendngjarje për të sqaruar sherrin e të vëllait me fisin Mhilli, por sapo zbriti nga makina u qëllua me armë zjarri nga Klodian Mhilli, i cili është vetëdorëzuar në polici në mars të këtij viti. Një ditë pas ngjarjes së rëndë u arrestua vëllai i autorit, Paulo Mhilli.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?