Talo Çela dhe vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO burg 3 të dyshuarve

21 Korrik 2020, 16:24| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 16:27

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën të akuzuar si autorët e vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e 27 prillit në Durrës.

GJKKO bëri rivlerësim të masës së sigurisë pasi dosja erdhi nga Gjykata e Durrësit ku kjo e fundit shpalli mos kompetencë.

Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë u la dhe Talo Çela i shpallur në kërkim nga policia si person që mori pjesë ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Çela është marrë i pandehur edhe për grabitjen e në aeroportin e Rinasit më 9 prillit 2019.

Emri i këtij të fundit si i përfshirë në këtë ngjarje doli në skenë nga 22-vjeçari Anxhelo Avdia në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë që ishte personi kyç në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë. 

Të tre këta persona dyshohen edhe si të përfshirë në vrasjen e dyfishtë më 2 mars po në qytetin e Durrësit ku u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Komento

Komente

  • vezhguesi: 21/07/2020 18:34

    o njerez un pashe nje interviste te ketij talos ne yuotube e ky njfte gjysmen e njerezve te vrare ...i ishte shok thoshte por ne disa komente kishte nga ata qe thonin qe ky ka dore ne vrasjet ne tirane elbasan e durres. ky sipas meje qenka nona e organizimit te vrasjeve ne vend...mos me fol pastaj me vjedhjen ne rinas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?