Vilson Tafçiu dhe Noel Disha

Ekzekutoi me tre plumba në gjoks Vilson Tafçiun në Astir në 2020, Apeli dënon Noel Dishën me 13 vite e 4 muaj burg

9 Dhjetor 2021, 15:17| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 16:10

  • Share

Gjykata e Apelit ka dënuar me 13 vite e 4 muaj burg, Noel Dishën, autor i vrasjes së Vilson Tafçiut në Astir. Në fillim Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dënoi Dishën me 10 vite e 8 muaj burg, por Apeli i shtoi edhe 2 vite e 8 muaj. Si përfundim, Disha do të qëndrojë në qeli 13 vite e 4 muaj burg për vrasjen e ndodhur në janar të 2020.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dhaskal Todri, ku Disha ekzekutoi me tre plumba në gjoks Tafçiun për shkak të prishjes së pazareve të drogës, ndërsa autori kishte pasur njohje më parë me Tafçiun pasi kishin qenë shokë emigrimi në Francë, nga ku mendohet se ka nisur konflikti mes tyre.

Disha dyshohet se e kishte ndjekur viktimën dhe kishte pasur dijeni për të gjitha lëvizjet e tij, kjo pasi e kishte thirrur për të dalë jashtë nga lokali ku ai po qëndronte bashkë me dy mikesha duke e lënë më pas të vdekur.

Vilson Tafçiu ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të 2018. Tafçiu, 30 vjeç, identifikohej edhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti.

Ai jetonte në Dibër bashkë me familjen ndërsa se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen, pak ditë para ngjarjes.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 09/12/2021 17:21

    Dua ta di perse nuk i kane dhene burg perjete kur vrasja eshte kryer me paramendim ? Normale qe i detyron familjaret e viktimes te hajmerren , kjo eshte drejtesia e ketij vendi te kalbur

    Përgjigju
  • Gjaku Lum: 09/12/2021 15:27

    Ky lloj vendimi con ne Gjakmarrje! Ska drejtesi!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?