Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Nikoll Sherrnikun, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela i cili është vetëdorëzuar në polici.
Vjehrri i tij Astrit Gjoka, ka deklaruar se natën që ka ndodhur ngjarja, Sherrniku ka qenë në shtëpinë e tij.
"Nikolla është i fejuari i vajzës time dhe ka katër vite që është fejuar me të. Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtpëinë time edhe është ngritur në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se me datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjar dhe kemi shku në shtëpinë e tij. Natën e ngjarjes ka qenë në shtëpinë time. Ai ka nejt ca kohë në itali ku ka p[unu si mekanik, më pas ka ardhur këtu dhe është marrë duke rregullu ndonjë gjë. Në dijeninë time ai ska lidhje ka qenë në shtëpinë time. Kët e kam deklaru dhe në polici", tha ai.
I vjehrri shton se sipas tij Sherrniku është arrestuar pa asnjë lloj fakti.
"Me datën 4 ka qenë në shtëpinë time, në mëngjes më datën 5 ka shkuar në shtëpinë e tij. Kjo mund të faktohet krej rehat. Ka në sisteme se ai ska pasur mjet në shtëpinë e tij. Unë se njof personin tjetër dhe as ai. Se kam pasur problemet e mia. Bile dhe e kam ndihmuar për kushtet e vështira që ka pasur. Unë e kam ndihmuar. Është njeri hallexhi, mos hyni në akuza të pa baza. Është arrestu pa asnjë lloj fakti. Në dijeninë time se di që është shpallur në kërkim njëherë", shtoi ai.
Ilir Dyzeni avokati i Sherrnikut, ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe se do të ankimojë masën e sigurisë, duke shtuar se kanë dëshmitarë që sipas tij dëshmojnë se në ditën kur ka ndodhur ngjarja Sherrniku ka qenë në shtëpi. Report Tv më parë ka siguruar dokumentin i cili dëshmon se Sherrniku është vetëdorëzuar në polici më datë 19 dhjetor në komisariatin e policisë së Kurbinit. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij.
Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.
Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.
Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori. Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe Brilant Martinaj i cili rezulton se pak ditë pas ngjarjes është larguar drejt Turqisë për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari.
Nikoll Sherniku
Nikoll Sherniku me rreth te kuq
Ilir Dyzeni avokati i Nikoll Sherrnikut, për të cilin Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka thënë se do të ankimojë masën e sigurisë, duke shtuar se kanë dëshmitarë që sipas tij dëshmojnë se në ditën kur ka ndodhur ngjarja Sherrniku ka qenë duke festuar ditëlindjen.
"Kërkuam që të njihemi me aktet që ndodheshin në dosje, që ligji na i lejon. Me çfarë u njohëm ne gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ai është i pafajshëm për këtë vepër penale ai ka qenë duke festuar ditëlindjen natën që ka ndodhur ngjarja. Kjo është e provuar nga familjarët e tij se ka qenë në darkë natën që ka ndodhur ngjajra.
Ska asnjë lidhje me ngjarjen dhe as me vrasjen. Aktualisht është me aludime. Nuk mund ta caktojë masë arrest me burg me fjalën pse. Automjeti në fjalë është në pronësi të një shtetasi, që është i vdekur, ka vdekur prej COVID.
Nuk arrij si prokuroria ka ngritur një akuzë të tillë. Janë të qëllimshme, i mbrojturi prej meje ska lidhje me emrat në fjalë. Ne nuk dimë që klienti të ketë bashkëpunuar me këtë person. Ska lidhje me ngjajren dhe ka qenë në darkë familjare", tha avokati.
Vijon...
Nikoll Sherrnikut, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela është lënë në masën arrest me burg.
Lerini deklaratat e vjerrit e avokatit,se njeri do qe te shpetoje dhenderin e tjetri klientin,por shikoni ku del pingu i celularit dhe sa kohe zgjat,nese del aty afer,atehere vjerri ka thene te verteten,ne te kundert,thjesht i ka mbuluar mashtrimin.
Përgjigju