Personi i cili është shpallur në kërkim nga policia si bashkëautor në vrasjen e Xhulio Prelës është B.Martinaj, kushëriri i biznesmenit Ervis Martinaj.
Ky i fundit është një emër i njohur për autoritetet shqiptare pasi ka qenë i përfshirë në vrasjen e regjistruar më datë 4 tetor në zonën e ish-Bllokut. Biznesmeni mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.
Lajmi kryesor:
Lezhë/ Vrasja e Xhulio Prelës, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, në kërkim kushëriri i Ervis Martinajt! Policia: Konflikt për dritat e gjata të makinës
E.M./ReportTv.al