ELBASAN- Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan, thotë se jeta e një dëshmitari është në rrezik. Avokatja Rezarta Tahiraj ia ka parashtruar këtë rrezik Prokurorisë së Elbasanit dhe i kërkon asaj të marrë menjëherë masat për mbrojtjen e këtij dëshmitari.
Sipas avokates, jeta e dëshmitarit është në rrezik menjëherë pas seancës gjyqësore që u mbajt me 1 shkurt, ndërsa ai ka dëshmuar se para vrasjes së Pjerin Xhuvanit ka parë dy personat që e kanë kërcënuar më armë Xhuvanin dhe më pas ai është ekzekutuar. Dëshmitari ka thënë se mund ti identifikojë këta persona.
Tahiraj thotë se këta dy persona aktualisht janë të lirë dhe kështu rrezikohet edhe jeta e dëshmitarit. Në njoftimin për mediat, avokatja nuk e bën me dije se kujt dëshmitari i referohet, por në seancën e 1 shkurtit dëshmoi shoku i viktimës, Mehmet Greca dhe Julian Mata.
Avokatja thotë se dëshmitari ka hedhur dritë se zbulimin e misterit se në vendngjarje u gjetën predhave të kalibrit të ndryshëm.
“Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia. Në fakt, mund të kenë qenë armët edhe të këtyre dy agresorëve të mjekut për të qëlluar në vendin e vrasjes dhe për të plagosur, për shembull, dhëndrin e mjekut.
Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera në mendimin e avokate Tahiraj për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta akoma të tjerë".
Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për të bërë që të ndryshojë deklarimet e tij, ka pyetur me shkrim Prokurorinë avokate Tahiraj .
Çfarë ndodhi më 21 prill të 2021:
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
O zot, kudo ku ka vrasje,terrorizem,hajdutllek,mashtim,krcenim e kurvnillek jane te pranishem tropojan.JA PSE DUHEN SHPORRUR NGA TIRANA,DURRESI,SHKODRA e qytetet tjera qe ato kan "invadu" e ti kethejne ne Tropoje se te gjithe te ardhurit tropojane i kan duart me gjak e per kete duhet te japin llogari ne tropoje.Te gjithe ish nenpunesit larte te policia shtetit e organeve te drejtesis tropojan (te larguar nga sistemi i drejtesisi nga Veting-u) me ne kry "falltoren e kryesuesin e falltores") ish bodigardet duhen te hetohen intensivisht nga organet e drejtesis e te jene nen mikqyrjen e tyre.Kto "hora" deri ne Amerike sollen te njajtat gjera si ne Shqiperi,ndaj se paku te mos kene vend per tropojanet ne administraten shteterore shqiptare.O zot:shpetoje shqiperin nga kto "hora"
Përgjigju