Nëna e Mark Antony Samsonit, 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, është vënë nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.
Sipas mediave italiane nëna e ish-të dashurit të Ilarias kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin e krimit dhe kishte dëgjuar britmat e të resë që vinin nga dhoma e gjumit, ku ndodhi vrasja. Kur hyri në dhomë, ajo pa trupin e pajetë të vajzës dhe më pas ndihmoi djalin e saj të pastronte vendin e krimit dhe të fshihte kufomën.
Hetimet kanë marrë këtë kthesë në orët e fundit teksa nesër në 7 prill nëna e filipinasit do të merret në pyetje dhe tashmë është vënën në masë sigurie. Autoritet po hetojnë të dy prindërit e autorit të dyshuar, që fillimisht deklaruarn se nuk ishin larguar nga shtëpia natën e krimit, por më pas u shfaqën kontradiktorë.
Pasditen e 25 marsit kur Ilaria Sula nuk ndodhej në shtëpi, ish-i dashuri kishte shkuar t’i merrte kompjuterin, por shoqet e 22-vjeçares e kishin kundërshtuar. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja, pse shqiptarja i shkoi në shtëpi filipinasit, për t’u sqaruar.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Ilarias/ Ish i dashuri filipinas tentoi t’i merrte kompjuterin, 22-vjeçarja shqiptare i shkoi në shtëpi për t’i kërkuar llogari, por s’u kthye e gjallë! Nis hetimi për nënën e autorit
S.B/ReportTv.al