Vrasja me thikë në Tiranë, viktima ftoi në shtëpi kunatin e tij i cili pas konfliktit të çastit e qëlloi për vdekje

1 Janar 2021, 11:01| Përditesimi: 1 Janar 2021, 11:30

  • Share

1609497043_APARTAMENTI.jpg

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se viktima Vladimir Zvezhda dhe autori Klajdi Shundi nuk kanë pasur konflikte më parë me njëri-tjetrin.

Gjithçka ka nisur pas një debati, i cili ka agravuar dhe ka përfunduar më vrasjen e 42-vjeçarit. Dy kunetërit kanë pasur më parë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Zvezhda e kishte ftuar në banesën e tij Shundin, të cilin e kishte vëllanë e bashkëshortes. Shundi akoma nuk është marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes, derisa t'i dalë pija dhe të jetë në gjendje për të dhënë deklarimet.


Lajmi kryesor:

Përgjaket dita e parë e vitit, 34-vjeçari godet me thikë në qafë kunatin në shtëpinë këtij të fundit, vdes në spital


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?