Pasi Policia e Tiranës tashmë kishte identifikuar përmes krahasimit të ADN-së me familjarët eshtrat e gjetura në Kodër Shupal në maj 2017, të cilat i përkisnin Menduh Kurt-Dedës dhe administrimit të një dëshmie që hidhte dritë mbi konfliktet e viktimës me Marjeta Karajt për çështje borxhi të OJF-së që të dy kishin krijuar, akoma nuk kishte arritur provën për të akuzuar atë, të birin Besmirin dhe mikun e tij Gazmir Ngota.
Përtej dyshimeve për vrasjen, duheshin prova. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës Marjeta Karaj dhe djali i saj u vunë në përgjim, përveç hetimeve paralele në drejtime të tjera për ngjarjen. Në një prej bisedave telefonike që ajo bënë me një tjetër person, edhe ai borxhli ndaj asaj, Marjeta bënë gabimin e jetës, i jep policisë provën kryesore që do e implikonte në ngjarje. Ajo në bisedë e sipër e kërcënon personin në anën tjetër të telefonit me fjalët: Të djeg edhe ty siç dogja Menduhun!
Kjo ka qenë fjalia që i duhej policisë për të kryer operacionin e arrestimit. Përgjatë kohës që nënë e bir përgjoheshin, Besmir Karaj ka qenë në Shqipëri, policia e ka thirrur për t'u paraqitur por ka mbyllur celularin. Në atë kohë ndërhyrja e policisë ka qenë e pamundur pasi akoma nuk ishte e qartë ngjarja dhe implikimi i tyre, përveç dyshimeve, akoma nuk ishte mbështetur mbi prova.
Lajmi kryesor:
Si u zbardh krimi makabër i 5 viteve më parë, proteza e dhëmbëve identifikoi Kurtdedën pas zhvarrosjes! Në vendin e ‘horrorit’ u gjet një USB! Dëshmia që ‘blindon’ hetimet
//ReportTv.al