Policia ka sjellë detajet e para lidhur me vrasjen e ndodhur në rrugën “Kristaq Mone”. Rreth orës 06:56, janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri B.M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës u gjet dhëndëri i tyre, M. L., i cili humbi jetën në spital.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Vrasje e trefishtë tek Unaza e Re, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten (VIDEO)
/b.ha./ReportTv.al