Albana Vokshi, deputete e PD

Politikë

Vrasja në Don Bosko/ Vokshi: Shteti dështoi sërish të mbronte qytetaren e saj

8 Qershor 2018, 21:17| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 21:22

  • Share

Pas ngjarjes të rëndë të ndodhur sot në “Don Bosko” ku 31 vjeçari Xhaferr Mata vrau të dashurën e tij 19 vjeçare ka nxitur reagime nga ana e Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PD ka shkruar se një tjetër vrasje ka ndodhur në Tiranë për faj të institucioneve.

Sipas deputetes u vertetuua edhe njëherë se kësaj qeverie nuk i intereson mbrotja e qytetarëve të saj.

Sot, Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re!!!

Një tjetër vrasje e dyfishtë ndodhi në Tiranë për neglizhencë të institucioneve.

Një 19 vjeçareje ju morr jeta, vetem pse refuzoi... 19 vjet sakrifica të prindërve për ta rritur e edukuar...e dikush tjetër mendon, që ka të drejtë të t'i marrë...!

Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon??? 

Mediat njoftojnë se gjimnazistja e vrarë sot, disa herë kërkoi ndihmë në polici, se përndiqej nga autori i kësaj ngjarje.

Por thirrjet e saj për të jetuar nuk u dëgjuan dhe autoritetet përgjegjëse në Policinë e Shtetit për luftimin e dhunës dhe krimeve në marrëdhëniet familjare, dështuan në parandalimin e vrasjes së dyfishtë.

Në komunikatën e Policisë për ngjarjen nuk thuhet në asnjë rresht, se 19-vjeçarja u kishte kërkuar ndihmë dhe ata nuk e mbrojtën.

Policia e shtetit në vend që të mbrojë qytetarët është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm...në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj.

Policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë ! 

Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos”

Albana Vokshi, deputete e PD

Komento

Komente

  • Hahaaaaaaa: 08/06/2018 22:40

    Del baxhe*!* jep leksione...

    Përgjigju
  • Albani: 08/06/2018 22:03

    Ja pse deshtoi shteti-policija;sepse nuk eshte e motivuar akoma ne rradhen e policeve ka neglizhence dhe joefikasitet ne luftimin e krimit dhe te ludhur me krimin e organizuar.

    Përgjigju
  • Admin: 08/06/2018 21:44

    Hajde PD hajde, po mi deputete po PS nuk ka ne kapacitetin tuaj. PD te ka ty ka Griden, dilni e flisni me te rinjte, tregajuni se dashuria nuk eshte gjithecka, jepeni eksperiencen e madhe qe keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?