Foto nga vendngjarja

Vrasja në ‘Don Bosko’, zbardhet dëshmia e të plagosurit Arben Dani: 30 minuta pasi erdhi Edmondi dëgjuam krisma

6 Janar 2022, 16:50
  • Share

1641484235_1641316417donbosko.jpg

Zbardhen dëshmitë e dy prej të plagosurve në atentatin me armë zjarri në Don Bosko dy ditë më parë. Arben Dani, i afërm i Edmond Crrojit që është edhe daja i viktimës Erion Çela, ka thënë se pas të shtënave është ulur poshtë tavolinës dhe për shkak se breshëria vijoi, është fshehur në tualet. Ai thekson se 30 minuta pasi ka ardhur Edmondi ka pasur krisma, çka shton dyshimet se Crroji ka qenë shenjestër e atentatit.

“Shoqërova bashkëshorten në punë, pas pak jam ulur në lokal me kushëririn tim Edmond Crroj. Në një tavolinë tjetër ishin vëllezërit Çela, u bashkuam. 30 minuta mbasi mbërriti Edmondi dëgjuam krisma dhe pashë që u plagosa në këmbë. Unë u futa poshtë tavolinës dhe më pas ika në tualet pasi të shtënat vazhdonin. Aty kuptova që isha plagosur”.-ka thënë Dani.

Burime bëjnë me dije se në lokal ishte dhe 19-vjeçari Azbi Selimaj, bashkë me dy miq të tij, por dëshmia e këtij të fundit ka pak të dhëna të vlefshme për krimin.

“Isha në lokal bashkë me dy miq të mitë. Në momentin që nisën të shtënat u shtriva në tokë. Kur mbaruan, dola nga dritarja e thyer. Aty ndjeva që isha plagosur”.-ka treguar Selimaj para autoriteteve.

Por një dëshmi e fortë është ajo e dajës tjetër të Erion Çelës, Urim Crroji. Ky i fundit ka thënë se dy vëllezërit Çela, Erioni dhe Blerimi, janë të përfshirë në trafikun e drogës, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pikërisht dy vëllezërit mund të ishin po ashtu shënjestra e atentatit.


Lajmi kryesor:

Vrasja në ‘Don Bosko’/ Viktima, vëllai i tij dhe daja të përfshirë në trafik droge! Të plagosurit nuk i ndihmojnë hetuesit! Dyshime se makina e autorëve qarkullon me targa të ndryshuara


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?