Policia: Dy persona u qëlluan me armë zjarri nga makina në lëvizje! Identifikuam targën, po ndjekim autorët

2 Mars 2020, 19:45| Përditesimi: 2 Mars 2020, 19:49

  • Share

Policia e Durrësit ka bërë njoftimin paraprak për ngjarjen e rëndë në lagjen numër 14 në Durrës, njohur si Nishtulla. 

Policia thotë se rreth orës 18:55, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën D. Sh, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia. Sipas policisë dyshohet që ata të jenë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

"Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës. Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes", njofton policia.
 


Lajmi kryesor:

Durrës/ Ekzekutohen me kallashnikov 2 persona, njëri ish-i dënuar për drogë! Gjendet një makinë e djegur në Rrogozhinë (EMRAT)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?