Madrid Ulqinaku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit nga një 18-vjeçar është babai i një vajze të vogël. Kjo është hera e dytë që familja e Ulqinakut përballet me një tragjedi të tillë. Në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër, vëllai i Madrid Ulqinakut.
Ai nuk kishte precedent të mëparshëm penal, ndërsa bënte jetë të qetë mes Italisë dhe Elbasanit. Familja e tij jetonte në Elbasan dhe mesa duket shkonte në Itali për të punuar. Pas një konflikti të çastit, autori 18-vjeçar, Horgito Peqini ka marrë armën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Ulqinakut duke e lënë të vdekur në vend.
Lajmi kryesor: