Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Fushë Krujë, Indrit Ndoj u godit me kaçavidë në kofshë nga 2 vëllezër, ishte nën efektin e drogës! Prangosen autorët

22 Tetor 2022, 11:05| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 18:28

  • Share

34-vjeçari Indrit Ndoja nuk është vrarë me armë. Ai është qëlluar me kaçavidë në pjesën e kofshës dhe mendohet se prej gjakderdhjes dhe mungesës së ndihmës së parë të këtë humbur jetën, në kanalin ku u hodh pranë banesës së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Kjo është konfirmuar edhe nga policia e Shtetit e cila ka zbardhur ngjarjen.  Policia ka identifikuar dhe më pas ka arrestuar dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes. Në pranga janë Sajmir Miri, 39 vjeç dhe Landi Miri., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe fqinj të viktimës. 

Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv që mes të riut dhe autorëve të ketë pasur përleshje fizike, ndërsa nga grupi hetimor thonë se Indrit Ndoja të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që është qëlluar, e faktuar kjo me pamje brenda një lokali në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe më vonë gjatë ditës në një tjetër lokal në aksin Krujë-Milot, ku 34-vjeçari të ketë përdorur drogë dhe alkool.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Ndoji dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte, por ende mbeten të paqarta rrethanat sesi ka ndodhur kjo ngjarje.  Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës. 

Polica ka marrë në pyetje banorë dhe të afërm të të riut që banojnë në një perimetër 5 km nga vendi i banimit të Ndojit, për të zbardhur më shumë detaje.

 

Viktima Indrit Ndoj

Ora 17:36
Dëshmia e vëllezërve Miri që vranë komshiun e tyre 34-vjeçar, pranojnë se kanë pasur një konflikt por jo krimin

1666430618_ndoj.jpg
Report Tv ka mësuar disa detaje rreth dëshmisë së vëllezërve Sajmir dhe Landi Miri që u arrestuan nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes së 34-vjeçarit në Fushë Krujë, Indrit Ndoj. Ata kanë thënë para grupit hetimore se është e vërtete se kanë pasur një konflikt të mëparshëm me viktimën por nuk kanë pranuar vrasjen. 

Ora 16:53
Qëlluan me kaçavidë komshiun dhe e lanë të gjakosej deri në vdekje, del fotoja e njërit prej vëllezërve

1666450192_SM.jpg

Vëllezërit Sajmir e Landi Miri janë autorët e dyshuar të vrasjes së Indrit Ndojit, 34-vjeçarit të gjetur të vdekur në një kanal pranë shtëpisë së tij ditën e djeshme. Në foto shikoni Sajmir Mirin, 39-vjeç, njërin prej autorëve. Kujtojmë se ata ishin fqinj të viktimës.

Ora 16:38
Vrasja e Indrit Ndoj në Fushë Krujë, zbardhet ngjarja! 34-vjeçari nuk u vra me armë zjarri por me send prerës! Arrestohen dy autorët

 

Është zbardhur ngjarja e rëndë e mëngjesit të ditës së djeshme në Fushë Krujë, ku u gjet i pajetë Indrit Ndoji, 34 vjeç, banues në Krujë.  Policia ka dokumentuar me prova ligjore se 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send të fortë shpues/ prerës. Janë Identifikuar, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si rezultat i hetimeve të thelluara, bënë të mundur zbardhjen e  vrasjes së 34-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij, konkretisht shtetasit:  S. M., 39 vjeç dhe L. M., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.  Nga tërësia e veprimeve të thelluara  hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / preres dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.  Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vrasja", e kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fatosi: 22/10/2022 18:07

    c'keni me kkmshinjte mor nndyresira,,,a qellohet komshiu kot,,keta duhen vrare te gjithe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?