Vrasja në Fushë-Krujë, Gledis Nano mbledh krerët e policisë së zonës: Të shoqërohen të gjithë të dyshuarit, zbardhje sa më parë të ngjarjes

17 Korrik 2022, 22:09| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 22:13

  • Share

1658088110_GLEDISNANO.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është duke zhvilluar në këto momente në Fushë Krujë një takim me krerët e policisë së Durrësit, të Komisariatit të Policisë Krujë,  dhe të Departamentit te Policisë Kriminale. Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar një analize të detajuar të fakteve  provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje te kamerave në një territor te gjere, vijimin e krehjes se zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e  kamerave termike që mundësojnë identifikimin personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni  ne rruge operative, shqyrtim i te gjitha pistave dhe autoreve te mundeshim.  Nano ka kërkuar qe kjo ngjarje të zbardhet sa me parë dhe të rritet forca parandaluese  duke shtuar kontrollet e befasishme  me shërbime te policisë kriminale  për te gjithë kontingjentet kriminale. Mësohet se Drejtor Nano ka kërkuar shoqërime te gjithë atyre personave qe mund te jene te dyshuar dhe te punohet me profesionalizëm  ne bashkëpunim me Prokurorinë. Te bashkëpunohet me agjencitë e tjera te zbatimit te ligjit , te grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për ketë ngjarje por qëllimi është  për të parandaluar në të ardhmen ngjarje të tilla kriminale.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohen në Fushë-Krujë 3 anëtarët e grupit të Ervis Martinajt, hakmarrje mes grupeve kriminale! 60 plumba makinës së viktimave, 2 u dogjën brenda (VIDEO)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?