Kronikë
Top 24

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Fabjol Alushin

15 Dhjetor 2018, 09:44| Përditesimi: 15 Dhjetor 2018, 14:41

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Fabjol Alushin, i cili u arrestua nga policia dy ditë më parë në një operacion sekret nga policia. Gjatë seancës së sotme, Prokuroria e Tiranës kërkoi masën "burg pa afat" por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtari i dosjes Artan Gjermeni.

I arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, Alushi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 

42-vjeçari është mik me Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandon që vrau truprojën e Ervis Martinajt.

Sipas videos që Report Tv ka transmetuar ekskluzivisht (SHIKO KËTU) Alushi është i fundit që del nga grupi i Ervin Matës dhe nuk dallohet që të ketë armë në dorë.

Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve të Report Tv i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici Santiago, i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele.

Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në Bllok, Redi Popescu u la nga gjykata në masën ‘arrest shtëpie’ në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.

Ndërkohë që Ervis Martinaj ndodhet në arrest me burg pa afat, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash (LEXO KËTU). Nga zbërthimi i mesazheve telefonike të Martinajt nga ekspertët izraelitë, rezulton se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje (LEXO KËTU)

Shkak i përplasjes me armë zjarri në ish-Bllok fillimisht u dyshua se ishte sherri për një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës, por rezulton se arsyeja kryesore ka qenë prishja e pazareve të drogës. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?