Gjykata e Tiranë ka lënë të lirë ish komandon Merviol Bilon, i akuzuar për plagosjen e rëndë të Elion Hato në ngjarjen e 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe u plagos edhe Ervis Martinaj.
Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Megjithatë edhe pse sot e kësaj ditë në kërkim dhe i pa arrestuar asnjëherë në lidhje më këtë ngjarje, Bilo nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Merrviol Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes.
Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.