Ervis Martinaj dënohet nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burgim, ndërsa ai do të jetë në liri deri sa vendimi të marr formën e prerë në Apel. Dënimi ndaj tij u dha për ngjarjen e ish bllokut ku miku i tij Fabiol Gaxhaj u vra nga ish ushtaraku Merviol Bilo, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në ish bllok.
Ndër akuzat që rëndonin ndaj Martinajt janë 4, sigurimi i kushteve për kryerjen e një vrasje, falsifikim letërnjoftimesh, organizim lotarish në mënyrë të paligjshme si dhe fshehje të ardhurash.
Ndërkohë ndaj Martiajt u aplikua gjykimi i shkurtuar ndërsa ai vetë s'mori pjesë në përballjen me drejtësinë por u përfaqësua me avokat. Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor dhe e dënoi Martinaj me 5.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e 1/3-ës së dënimit duke u dënuar me 3.8 vite burg.
Më 4 tetor 2018 rreth orës 21:50 brenda lokalit ‘Monopol’ në ish bllok, një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit , ku Merviol Bilo ka hapur zjarr ndaj Ervis Martinaj. Truproja, Fabiol Gaxha ka ndërhyrë duke shpëtuar Ervis Martianjn, ndërsa nga ka marrë një plumb në kokë duke mbetur i vdekur. Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur Elion Hato dhe vetë Ervis Martinaj.
Ndërkohë që ish-komando Merviol Bilo, i cili vrau Fabiol Gaxhan është në kërkim që prej 2018.