Vrasja në ish-bllok/ Sherri për Elvana Gjatën, prokuroria në ‘sitë’ tabulatet e të kërkuarve

6 Tetor 2018, 12:38| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 18:47

  • Share

Prokuroria e Tiranës kërkon nga kompanitë celulare të dhëna për numrat celularë dhe tabulatet, që mbrëmjen e 4 tetorit kanë qenë në zonën e ish-Bllokut para dhe pas momentit të shkëmbimit të zjarrit ku pati një viktimë dhe tre të plagosur.

Nga hetimet e Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e këtij krimi rezulton se Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabiol Alushi prej momentin të largimit nga vendngjarja i kanë të fikur celualrët dhe prej dy ditësh ata janë persona në kërkim.

Ndërsa dy personat e plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën është marrë në pyetje vetëm Ervis Martinaj, ndërsa Eljon Hota, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë akoma jo.

Hota rezulton se ka dëmtimet më të mëdha, ndërsa prej 2017, paçka se u arrestua me akuza të rënda si përgatitje vrasjeje, armbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, ai me vendim gjykate kishte fituar lirinë nga gjykata e Shkodrës.

Kjo liri e Hotës, në shkurt 2018 ishte ankimuar nga prokuroria e Shkodrës e cila për të kishte kërkuar mbi 22 vite burg.

Këtë të shtunë pritet që avokati i Martinajt, Mirash Martini të njihet me akuzën zyrtare të klientit të tij, për të cilin në emisionin “Repolitix”, ai sqaroi se jo vetëm që s’ka qenë pjesë e shkëmbimit të zjarrit,  pasi nuk mban armë por është futur për t’i ndarë.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokal Monopol në rrugën “Ibrahim Rugova” në bllok u përfshin në shkëmbim zjarri disa persona, ku Fabiol Gaxha mbeti i vdekur, Ervis Martinaj, Eljon Hota, mbetën të plagosur ndërsa në kërkim janë i dashuri Elvana Gjatës, Ervin Mata, komando Mervjol Bilo që dyshohet se qëlloi mbi viktimën dhe të plagosurit si dhe Fabiol Alushi.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në Kakavije në kufirin shqiptaro-grek u ndalua, Gelo Hoti, 37 vjeç i njohur si mik i komandos Bilo, policia sqaroi se e ka ndaluar atë për të hetuar nëse ka apo jo dijeni për ngjarjen.

Ora 15:28
Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis Martinajn

TIRANË- Prokuroria ka marrë në pyetje në spital Ervis Martinajn, biznesmenin e basteve që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bllokut në Tiranë.

Edhe pse ende në ambientet e spitalit privat, Prokuroria ka marrë dëshminë e Martinajt, i cili ka mbetur i plagosur.

Burime për ‘Report Tv’ nga Prokuroria bën me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn dhe për Eljon Hatën, mikun e tij, i cili gjithashtu ndodhet në spital në gjendje kritike.

NGJARJA

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokal Monopol në rrugën “Ibrahim Rugova” në bllok u përfshin në shkëmbim zjarri disa persona, ku Fabiol Gaxha mbeti i vdekur, Ervis Martinaj, Eljon Hota, mbetën të plagosur ndërsa në kërkim janë i dashuri Elvana Gjatës, Ervin Mata, komando Mervjol Bilo që dyshohet se qëlloi mbi viktimën dhe të plagosurit si dhe Fabiol Alushi.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në Kakavije në kufirin shqiptaro-grek u ndalua, Gelo Hoti, 37 vjeç i njohur si mik i komandos Bilo, policia sqaroi se e ka ndaluar atë për të hetuar nëse ka apo jo dijeni për ngjarjen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?