Deputetët e PS, Pjerin Ndreu

Kronikë

Vrasja në Kamëz, deputetët e PS: Kur ishte ky lepurushi i Saliut ministër kishte 150 të vrarë në vit

26 Prill 2018, 17:14| Përditesimi: 26 Prill 2018, 22:03

  • Share

Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli kanë reaguar pas vizitës së Bashës në familjen e Agim Buçit, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë përleshjes me agresorët që tentuan ta grabisin. Basha bëri thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale, ndërsa deputeti Pjerin Ndreu i kujton kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

Kur ishte ky Lul Basha minister i Brendshem, ne Shqiperi kishte nga 135-150 te vrare ne vit ! Tani numri nuk i kalon 60. Qe kur ka ik ky qe sforcohet te transmetoje dhimbje per nje vrasje, i kemi kursyer shqiptareve te pakten 80 jete njerezish.

Gjejeni po deshet se kur konsiderohet i falimentuar shteti, kur ishte ky lepurushi Saliut minister apo sot ?! Ngushellime familjes Buci ne Kamez ! Ngjarja ishte shume e rende dhe duhen zbuluar autoret nje ore e me pare. Keta vajtoret e politikes rrumpalle, nuk i hyjne dreqit ne pune me!Sepse i bie t’i rikthejme shqiptareve edhe 80 te vrare ne vit qe i mbajne si medalje "trimerie" keta qe aktrojne me jeten e njerezve !

Pjerin Ndreu

Ndërsa deputeti tjetër i PS, Rakip Suli thotë se nuk mund të bëhet politikë me fatkeqësinë e tjetrit, dhe fjala e Bashës sot në Kamëz ishte shembull i asaj që nuk duhet të ndodh më.

Shumë i keqardhur për ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëme në Kamëz e cila i mori jetën kryefamiljarit Agim Buci dhe la të plagosur bashkëshorten e tij. Ngushëllimet e mia më të thella familjarëve dhe të afërmve.

E dënoj aktin e tyre me gjithë forcë dhe inkurajoj policinë të identifikojë dhe arrestojë autorët. Nuk mund të bëhet politikë me fakteqësinë e tjetrit, dhe fjala e kryetarit Basha sot në Kamëz ishte shembull i asaj që sduhet të ndodh më.

Jeta e marrë dhunshëm e një qytetari të zakonshëm me motiv grabitje kërkon që ne të solidarizohemi me të gjallët që lë pas dhe inkurajim për të luftuar krimin.

Rakip Suli

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Kamzën, ku një tentativë grabitjeje në rrugën "OSBE" përfundoi me vrasje. Agim Buçi, 52 vjeç humbi jetën ndërsa gruaja e tij u plagos gjatë përleshjes me agresorët.

/er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • konjak: 26/04/2018 22:49

    Te thuash se ,su be qameti per nje njeri te vrar ,se ne qeverisjen tone kemi kursyer 80 te tjere;Eshte as me shume e as me pak ,por te jeshe debil.Per cudi debilat e mediokerit ne SHqiperi kane perparesi per tu bere deputet e qeveritar.Shkoni ngushelloni familjaret e te vrarit more matrapaz.E lerini pseudofilozofite.

    Përgjigju
    • Eri: 27/04/2018 00:09

      O palafik a lexon dhe kupton mes rreshtave? Te ngushellosh familjen e viktimes eshte njerezore, por te besh politike me te eshte paturpesi dhe djallezore. Dhe kush ben politike, drejtuesi me i paafte i te gjitha posteve, perfshire dhe kryetarllekun e SHQUP-it. Ai qe ka akuze per vrasjen e 4 protestuesve me duar ne xhepa. Shko pi ndonje teke e mos na çaj mandravillen.

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?