Dy grabitësit Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode

Kronikë
Top 24

Vrasja në Kamëz, dëshmia e autorëve: E menduam diçka të lehtë, qëllova pasi u trembëm

27 Prill 2018, 21:29| Përditesimi: 27 Prill 2018, 22:39

  • Share

TIRANE-Report Tv zbardh dëshmitë e dy personave të arrestuar për grabitjen me pasojë vdekjen në Kamëz para dy netësh. Autori i vrasjes së pronarit të marketit në Kamëz, Vladimir Kurti ka pranuar se e njihte familjen e Agim Buçit.

Shkuam te dyqani për të marrë çfarë të gjenim. Do të merrnim lekët dhe do iknim. E shkrepa armën pistoletën pasi u tremba dhe Agimi ishte afër. E njihja familjen. Jam i penduar kërkoj falje.

Vladimir Kurti

Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim, Ruzhdi Hode 25 vjeç, banues në Tiranë është shprehur se e kishin menduar diçka të lehtë, por doli ndryshe nga parashikimi.

Kishim shkuar vetëm për të marrë lekët. E menduam diçka të lehtë prandaj morëm makinë time. Nuk donim të vrisnim njeri.

Ruzhdi Hode

Dy ditë pas ngjarjes, dy autorët janë arrestuar nga policia. Vladimir Kurti u ndalua në banesën e tij në rrugën ‘Besëlidhja’ në Kamëz, ndërsa Hode në fshatin Çerkez.

Komento

Komente

  • lexues: 28/04/2018 07:48

    falje kerkohet vetem duke mos pasur avokat,duke mos kerkuar asnje lloj lehtesie dhe duke i kerkuar gjykates denimin maksimal, nese bejne keshtu atehere pranojne cfare kane bere dhe pergjegjesine qe vjen me te.

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/04/2018 21:34

    Shpejt urgjentisht të rikthehet në fuqi ”ligji i ligjeve”

    Përgjigju
    • adrian: 27/04/2018 23:45

      Ligji i varjeve do te thuash po perpara duhen varur politikanet qe e mjeruan kte popull

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?