Vrasja në Kasnicë të Patosit, gjykata jep masën për autorin dhe dy të afërmit e viktimës

22 Korrik 2020, 12:05| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 13:21

  • Share

Sot gjykata e rrethit gjyqësor Fier ka dhënë masën e sigurisë ndaj tre autorëve të ngjarjes para katër ditësh e ndodhur në fshatin Kasnicë të Patosit. Për autorin e vrasjes si dhe dy të afërmit e viktimës.Për autorin e vrasjes Aliond Seliaj është vendosur arrest me burg, ndërsa për vëllai dhe nipin e viktimës detyrim paraqitje.

Nga kjo ngjarje është qëlluar me thike shtetasi Përprim Seati, 46 vjeç, i cili ka vdekur në spital nga plagët e marra  nga goditja me thikë. Autori i kësaj ngjarje është Aliond Saliaj 31 vjeç, i cili u kap brenda pak orëve nga policia.

Gjithashtu sot në gjykatë kanë marrë masën e vlerësimit edhe dy persona të tjerë. Agron Seati 59 vjeç dhe Gazmir Seati 28 vjeç, babë e birë, të cilët pak para ngjarjes, kanë shkuar në banesën e nënës së autorit të kësaj ngjarje të quajtur K.S dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj, duke e dëmtuar në pjesë të trupit me mjete te forta.

Kjo e fundit është çuar ne spitalin e traumës në Tiranë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?