Klement Pepaj, Vilson Çutaj dhe Daniel Pepaj

Vrasja në Malësi për drogën, Vilson Çutaj e Klement Pepaj, u qëlluan me nga një plumb pas shpine

13 Tetor 2020, 08:33| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 08:37

  • Share

Vilson Çutaj, babai i katër fëmijëve i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu i Reçit, është qëlluar nga një distancë prej 3 apo 4 metra me armë, duke mbetur i vdekur në vend. Çutaj është qëlluar me një plumb pas koke dhe pas tij, Danjel Pepaj ka qëlluar me një plumb pas shpine dhe kushëririn e tij Klement Pepaj, duke e lënë të vdekur në vend.

Danjel Pepaj më pas i ka vënë zjarin ambjenteve të tharjes së drogës dhe kasolleve, por në vendgjarje ka lënë shumë prova, megjithëse armën e krimit ka arritur ta zhdukë. Që prej datës 3 tetor 2020, Vilson Çutaj, Klement Pepaj por edhe autori i krimit Danjeli, ishin zhdukur pa adresë.

Vilsoni dhe Klementi, janë gjetur të pajetë në mesditën e 8 tetorit, pranë një parcele me drogë. Ndërkohë policia vijon ende kërkimet për autorin e krimit Danjel Pepaj, i cili deri në këtë fazë nuk dihet se ku ka shkuar, megjithëse dyshimet flasin se është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Pesë grupe policie janë angazhuar për gjetjen e dy viktimave në fshatin Vrith, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Sipas një raporti informativ që policët specialistë të zonës ia kanë dërguar Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë gjetur në 8 tetor 2020 rreth orës 12:00 në vendin e quajtur rrëza e Glecarve.

Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

“Nga këqyrja e kufomave u konstatua se viktimat janë qëlluar nga prapa-para, me plumba automatiku, në kokë dhe në shpinë në një distancë 4-5 metër larg. Autori pasi ka kryer vrasjen, ka djegur dy ambientet e pushimit kasolle dhe ambjentin e tharjes së drogës, ku ka mbajtur sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete dhe armën e krimit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij.”- thuhet në dokument.

Në raportin informativ thuhet se në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 2 gëzhoja automatiku kallashnikov, një fishek të paplasur dhe dy aparate telefoni që i përkasin dy viktimave. Disa copa plastmasi me ngjyrë të zezë, një top me tel, një top me fije filispanjë me ngjyrë jeshile dhe një biçak.

Gjithashtu nga kontrolli i këtij territori, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.

Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?