Vrasja në Ndroq/ Policia i gjen viktimës Alfred Dedja pistoletë në trup, shumë persona të shoqëruar! Kërkime në Shijak dhe Durrës për autorin Julian Gjoshi

1 Dhjetor, 19:11| Përditesimi: 1 Dhjetor, 19:32

  • Share

 

Hetimet për vrasjen e pasdites së sotme në Ndroq të Tiranës janë intensive dhe Policia po vijon me kontrolle, kërkime dhe shoqërime për marrje në pyetje.

Një detaj më i fundit është fakti se edhe viktima Alfred Dedja, i thirrur “Daku”, 50 vjeç, ka qenë i armatosur. Grupi hetimor i ka gjetur një pistoletë në trup, që u sekuestrua si provë materiale.

Kurse Julian Gjoshi figuron një emër i njohur për blutë, i arrestuar me armë pa leje dhe i dehur në muajin janar të vitit 2021, sikurse del edhe në përgjimet e SKY ECC. Gjoshi, nga Shijaku, rezulton kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” dhe i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në vitin 2020.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se Policia ka bërë shoqërime të shumta dhe marrje në pyetje të personave, kryesisht në cilësinë e dëshmitarëve. Viktima ka qenë me persona të tjerë në tavolinë duke drekuar, kur Gjoshi ka hyrë dhe e ka qëlluar direkt me armë disa herë.

Grupi hetimor po punon për të konfirmuar edhe një pistë zyrtare për ngjarjen, teksa dyshohet prishja e pazareve të drogës. Ka pasur edhe konflikte më të hershme mes tyre. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në zonën e Shijakut, Durrësit dhe më gjerë.

Viktima jetonte kryesisht mes Italisë dhe Shqipërisë dhe mes dy personave ka pasur njohje të hershme. Dyshohet se autori mund të ketë pasur edhe një person ndihmës për largim nga vendngjarja, por pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë mund të zbardhin detaje të tjera nga dinamika e krimit.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?