Kronikë

Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve nisin misionin! Babai i dy djemve në burg kërkon falje dhe ndihmë, 7 pjesëtarë pa bukë

15 Janar, 11:44| Përditesimi: 15 Janar, 13:01

  • Share

Shkodër- Pas vrasjes së të riut Ramazan Mataj në Postribë, familja Hasaj ndodhet e ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani, ishte i pranishëm në zonë, ku takoi familjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Rustem Hasaj, kryefamiljari, shprehu pendesën e thellë për ngjarjen ku janë përfshirë djemtë e tij. Ai rrëfeu se fëmijët e tij kishin qenë shokë klase me viktimën dhe se ngjarja e ka tronditur familjen e tij.

“Jemi 7 anëtarë në familje pa bukë, pa shtëpi! Shteti të na ndihmojë.

S’kam pas asnjë dijeni për konfliktin as mosmarrëveshje. Jam babai i dy djemve të arrestuar. Kjo fatkeqësi na ka ndodh të dy palëve. Unë kam kërku ndjesë familjes së viktimës dhe gjithë fshatit.

Kam nevojë për ndihmën e shtetit dhe të individit se jena në kushte të vështira. Jemi 7 vetë në familje, përfshirë 4 fëmijët e djalit që është në burg. Jemi për mbijetesë. S’kemi asnjë të ardhur. S’kam as pension as asistencë, asgjë. Unë jam në ngujim jam në gjendje të mjerueme nga ana e ekonomisë.

I lutem drejtësisë, popullit, kujtdo të na ndihmojë, mos i raftë kujt kjo punë. Unë përpara kam punuar me makinë, taksi pa licensë, çoja bashkëfshatarët në destinacionet e tyre. Edhe djemtë kanë punu sa për të jetuar, por ata ranë në burg. Tani jena pa asnjë të ardhur me 7 vetë në familje", tha Hasaj.

Në deklaratën e tij, Dedë Shullani tha se ka marrë rolin e ndërmjetësit, duke punuar që familjet fqinje të rinisin komunikimin dhe të shmanget përshkallëzimi i konfliktit.

Prej dy javësh, familjet Mataj dhe Hasaj janë në konflikt të hapur me njëra-tjetrën, ndërsa frika se vrasja mund të pasohet nga ngjarje të tjera kriminale mbetet shqetësim  për të gjithë komunitetin.

Kur u vra Ramazan Mataj

Ramazan Mataj u vra me breshëri kallashi në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit teksa ishte në makinë. Ngjarja dyshohet se ndodhi mbrëmjen e 4 janarit 2025, ndërsa Mataj u gjet i pajetë mëngjesin e 5 janarit nga banorët e zonës.

Vetëm pas tre ditësh nga krimi i kryer, policia zbuloi autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, 2 vëllezër, bashkëfshatar të viktimës.

Arjon Hasaj qëlloi me breshëri ndaj makinës së të riut, pasi e akuzonte se kishte lidhje me motrën e tij, marrëdhënie e ndaluar që ishte kishte sjellë 2 divorce të saj. Ai e futi në kurth dhe e nxori në pritë Ramazan Matajn, pasi bisedoi me të nga një profil fals sikur ishte vajzë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/01/2025 02:28

    Vendosja e nderit ne vend dhe Kanuni ka rendesi per keta njerez,per pasojat nuk pyesin sa kohe qe vete merzejne te ngujuar dhe i mbajne grate me buke.Doni te pajtoheni e te gjeni paqe me veten,familjen e viktimes dhe fshatin,fillojeni me motren/vajzen qe keni perzene per dashurine e ndaluar,pastaj vijne te tjerat.Pa falur e pranuar motren nuk keni per te ndryshuar asgje!

    Përgjigju
  • ilo: 15/01/2025 18:48

    mezi po jetojme me pune,,,e jo me pa pune.....

    Përgjigju
  • E verteta: 15/01/2025 12:11

    Perpara se te vrisnin ta pyesnin veten per pasojat. Kjo i dallon njerezit nga kafshet, ndergjegjia. Nderi mbrohet kur tjetri te kap me dhune dhe kur te vjen tek dera e shtepise. Motren e perzune ndersa tjetrit i morret jeten. Kjo nuk shkon! Nuk jam per gjakmarrje por vete i keni edukuar me ate fryme. Tani vuaj mos u anko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?